Gafa e babait trondit gjithçka! Arbër Hajdari drejt një vendimi të papritur për Big Brother!
I ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, të moderuar nga Elona Duro dhe Salsano Rrapi, ishte Arbër Hajdari, i njohur si opinionist i “Big Brother VIP Albania” dhe drejtues i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.
Gjatë intervistës, Hajdari foli për rrugëtimin e tij në drejtimin e fondacionit, si dhe për rolin e tij në spektaklin televiziv. Ai ndau gjithashtu mendime mbi marrëdhëniet me figura të njohura si Monika Kryemadhi dhe Ledion Liço.
I pyetur nëse e konsideron opinionistin si profesion, Hajdari u shpreh qartë se nuk e sheh si të tillë dhe madje refuzon ta pranojë këtë ide. Sipas tij, roli i opinionistit nuk duhet të jetë i përhershëm, pasi publiku ka nevojë për këndvështrime të ndryshme dhe jo për të njëjtët zëra në vazhdimësi.
Ai theksoi se një opinionist duhet të ndajë mendimin e tij bazuar në përvojat personale dhe mënyrën si e sheh botën, duke shtuar se është e rëndësishme autenticiteti dhe jo përshtatja sipas pritshmërive të publikut. Gjithashtu, kritikoi fenomenin e individëve që përpiqen të komentojnë çdo temë, duke theksuar se mungesa e kohës për verifikim të informacionit çon në sipërfaqësi.
Ndërkohë, një situatë e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një zjarr përfshiu një kompleks rezidencial të ndërtuar nga kompania “Arlis”, duke lënë dhjetëra familje pa banesë. Shqetësimi kryesor mbetet strehimi i tyre pas ngjarjes.
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, i pyetur nga gazetarët për zgjidhjen e situatës, deklaroi se kjo çështje nuk e kishte preokupuar në mënyrë të veçantë, duke sugjeruar se familjet mund të gjejnë strehim tek të afërmit.
Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime, ndërsa familjet e prekura vijojnë të përballen me pasiguri dhe mungesë të një plani të qartë për strehimin emergjent.