Skip to content

Gjiganti industrial shkurton 2,300 vende pune në Gjermani, në rrezik çdo i pesti punonjës

Vodafone planifikon të shkurtojë rreth 2,300 vende pune në Gjermani gjatë dy viteve të ardhshme, si pjesë e një procesi të gjerë ristrukturimi që synon uljen e kostove dhe përmirësimin e efikasitetit të kompanisë.

Ky vendim prek një numër të konsiderueshëm punonjësish, pasi Vodafone ka rreth 12 mijë vende pune në tregun gjerman. Sipas planit të prezantuar, ndryshimet mund të prekin pothuajse një të pestën e fuqisë punëtore.

Kompania synon të riorganizojë strukturat e saj të brendshme, të reduktojë shpenzimet dhe të përshtatet me zhvillimet e fundit në industrinë e telekomunikacionit.

Një rol të rëndësishëm në këtë proces pritet të luajë edhe inteligjenca artificiale. Vodafone po zgjeron përdorimin e teknologjive të automatizimit në shërbimet për klientët dhe në sektorë të tjerë të aktivitetit, me qëllim përshpejtimin e proceseve dhe uljen e kostove operative.

Ndër sfidat me të cilat po përballet kompania janë konkurrenca e fortë në tregun e telefonisë mobile, dobësimi i sektorit televiziv, presioni në tregun e internetit me fibra optike dhe rritja e kostove.

Pavarësisht shkurtimeve të planifikuara, Vodafone ka bërë të ditur se do të vazhdojë investimet në inteligjencën artificiale, teknologjinë informative, rrjetet me fibra optike dhe shërbimet digjitale.

Ndryshimet pritet të diskutohen në detaje me përfaqësuesit e punonjësve në fillim të vitit 2027. Kompania ka deklaruar se synon të gjejë zgjidhje sociale për punonjësit që do të preken nga ky proces.

Burimi: Reuters, Vodafone Deutschland

Published inNews Shqip