Skip to content

Haradinaj: Mbështetja e Gjermanisë ka qenë vendimtare për shtetndërtimin dhe forcimin e Kosovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj bëri të ditur se gjatë takimit me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, diskutoi për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

“36 vjet më parë, Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribuar për paqen dhe stabilitetin në botë”, shkroi Haradinaj.

Ai vlerësoi në veçanti rolin dhe mbështetjen e Gjermanisë në procesin e shtetndërtimit dhe konsolidimit të Republikës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet dy vendeve.

“Gjermania ka dhënë mbështetje shumë të madhe për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe për këtë, populli ynë do të jetë përgjithmonë mirënjohës”, deklaroi Haradinaj.

Published inNews Shqip