Skip to content

Vendimi i parë i Presidentes së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar takimin e parë me kryeministrin Albin Kurti në Presidencë, pas së cilit ka marrë vendimin e parë në detyrën e saj.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, Shiroka Pula i ka shprehur Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, kryeministri Kurti e ka falënderuar Presidenten Shiroka Pula për kandidaturën e saj, duke theksuar se institucionet duhet të bashkërendojnë angazhimet për përballimin e sfidave që e presin vendin.

“Republika e Kosovës më në fund, pas më shumë se një viti e gjysmë, ka institucione plotësisht funksionale. Nuk kemi më kohë për të humbur dhe duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore që kemi përpara”, ka deklaruar Kurti.

Published inNews Shqip