Skip to content

Zbulohet vendimi për Granit Xhakën në Zvicër

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë në Zvicër lidhur me çështjen për të cilën ishte marrë në pyetje.

 

Në një deklaratë të publikuar prej tij, Xhaka bëri të ditur se ndaj tij është lëshuar një urdhër penal, duke u shpallur përgjegjës për veprën penale të përfitimit të një vërtetimi të rremë.

 

Vendimi vjen pas përfundimit të procedurave të zhvilluara nga autoritetet zvicerane, ndërsa vetë futbollisti ka konfirmuar publikisht zhvillimin e çështjes.

 

Published inNews Shqip