Skip to content

“Hekurudha e Kombit”/ Projekti që synon të lidhë Çamërinë me Gjirokastrën

Në Greqi po diskutohet një projekt i ri hekurudhor që synon të lidhë Igumenicën me Janinën dhe Gjirokastrën.

 

Projekti është pagëzuar nga pala greke si “Hekurudha e Kombit”, ndërsa ka ngjallur interes edhe për shkak të lidhjes që mund të krijojë mes këtyre zonave.

 

Nëse realizohet, kjo linjë do të përmirësonte ndjeshëm lidhjet e transportit në jug dhe do të krijonte një korridor të ri komunikimi mes qyteteve.

 

Pavarësisht emërtimit që i është dhënë, një projekt i tillë mund të sjellë përfitime të rëndësishme për Gjirokastrën, veçanërisht në aspektin e transportit, turizmit dhe zhvillimit ekonomik.

Published inNews Shqip