Skip to content

Hita “trazon” Policinë e Shtetit, ja lëvizjet më të fundit në drejtim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka shpallur garën për drejtimin e tre departamenteve kyçe: Policinë Kriminale, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Kufirin e Migracionin. Procesi është pjesë e riorganizimit të strukturave policore, ndërsa priten edhe ndryshime në drejtimin e disa drejtorive vendore.

Sipas procedurës së hapur, të gjithë oficerët që mbajnë gradën “drejtues” kanë të drejtë të aplikojnë për këto poste.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme pritet të jetë në krye të Departamentit të Policisë Kriminale, ku Neritan Nallbati përfundon mandatin pas katër vitesh në detyrë. Mes emrave më të përfolur për ta pasuar është Ervin Hodaj, aktualisht drejtues i komanduar i Policisë së Durrësit.

Garë është hapur edhe për drejtimin e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, i cili drejtohet prej vitit 2020 nga Pëllumb Seferi. Për këtë post, ndër kandidatët më të përfolur është Idajet Faskaj.

Ndryshime priten edhe në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit, që aktualisht drejtohet nga Saimir Muça.

Pas përfundimit të procedurave për këto tre departamente, pritet të vijojë riorganizimi edhe në drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit. Burime bëjnë me dije se lëvizje mund të ketë në qarqet e Beratit, Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës dhe Durrësit.

Sipas raportimeve të A2, emërimet e reja synojnë forcimin dhe rienergjizimin e strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *