Skip to content

Ja sa kushton një shezllon në Shëngjin verën 2026

Nga 300 deri në 2 000 lekë do të kushtojnë shezllonët në plazhet e Shëngjinit këtë sezon

 

Tarifat për shezllonët në plazhet publike të administruara nga Bashkia Lezhë këtë sezon turistik do të variojnë nga 300 deri në 2 000 lekë, në varësi të zonës dhe nivelit të shërbimit të ofruar.

 

Vendimi u miratua me shumicë votash nga Këshilli Bashkiak i Lezhës, i cili miratoi edhe stacionet e plazhit. Sipas bashkisë, të njëjtat tarifa do të zbatohen edhe nga strukturat hoteliere, me synimin për të shmangur abuzimet me çmimet që janë konstatuar në sezonet e mëparshme.

 

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, deklaroi se pushuesit do të kenë mundësi të zgjedhin mes alternativave me kosto më të ulët dhe atyre premium, në varësi të komoditetit dhe shërbimeve që ofrohen.

 

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Bashkiak e kundërshtuan vendimin, duke i cilësuar tarifat të larta dhe duke argumentuar se ato do të rëndojnë buxhetin e pushuesve.

 

Përveç plazheve të administruara nga bashkia dhe atyre të menaxhuara nga strukturat hoteliere, rreth 30% e vijës bregdetare në Shëngjin dhe Tale do të mbetet plazh publik pa pagesë, duke u ofruar qytetarëve mundësinë të frekuentojnë bregdetin edhe pa paguar për shezllonë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *