Skip to content

“Jeta pa djalin nuk ka kuptim…” – Fjalët prekëse të Arlindës para se të vritej sonte

Adelina Hoxha reagon pas vrasjes së Arlindës: “Nuk i duhej jeta pa djalin e saj”

Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës në Vitomiricë të Pejës, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj me sopatë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka ndarë një mesazh prekës për viktimën, duke zbuluar se Arlinda i ishte lutur të bënte gjithçka të mundshme, pasi, sipas saj, nuk e mendonte jetën pa djalin e saj.

“Një grua që mu përgjërua të bëjë gjithçka, se nuk i duhet jeta pa djalin e saj, sonte u vra nga kunati me sopatë”, ka shkruar avokatja.

Në reagimin e saj, Hoxha ka drejtuar akuza të rënda ndaj institucioneve shtetërore, duke pretenduar se përgjegjësia për vrasjen nuk lidhet vetëm me të dyshuarin, por edhe me dështimin e institucioneve për ta mbrojtur viktimën.

“Por jo, Arlindën e vrau shteti”, ka deklaruar ajo.

Avokatja ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të publikojë dëshmi lidhur me rastin.

Ndërkohë, sipas informacioneve të siguruara nga IndeksOnline, viktima ishte shqiptare me shtetësi amerikane, ndërsa i dyshuari është nga komuna e Deçanit.

Published inNews Shqip