Skip to content

Kryeministri Rama ndan videon e pazakontë në rrjetet sociale

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të regjistruar një ditë më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku në të njëjtën kohë shihen protestues që marshojnë drejt Kryeministrisë dhe qytetarë të tjerë që luajnë basketboll.

Në postimin e tij, Rama e përshkruan këtë si një “pamje europiane të lirive të barabarta”, duke theksuar se qytetarët zgjedhin lirshëm mënyrën e tyre të kalimit të kohës.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje europiane të Tiranës së lirive të barabarta e shijeve të ndryshme për kohën e lirë, ju uroj një ditë të paqtë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *