Skip to content

KTHESË E FORTË E MOTIT PAS 20 SHTATORIT/ Meteorologia zbulon çfarë pritet!

VERA ZGJATET NË SHTATOR/ Temperaturat e larta mbizotërojnë deri më 20 shtator

Stina e vjeshtës duket se do të vonojë të marrë tiparet e saj në Shqipëri. Sipas meteorologes Lajda Porja, temperaturat e larta do të vijojnë edhe gjatë javëve të para të shtatorit, duke ruajtur një atmosferë tipike verore në pjesën më të madhe të vendit.

Deri në fund të gushtit, temperaturat pritet të arrijnë deri në 36°C, vlera të konsiderueshme për periudhën kur vendi i afrohet vjeshtës.

Edhe java e parë e shtatorit pritet të jetë e nxehtë, me temperatura që mund të luhaten rreth 34–35°C. Sipas Porjës, këto vlera janë rreth 5–6 gradë mbi normalen e pritshme për këtë periudhë të vitit.

“Vjeshta nuk futet fare si vjeshtë, por 15 ditët e para të shtatorit do të duken njësoj si verë, optimale për plazh”, u shpreh Porja.

Megjithatë, gjatë gjysmës së dytë të shtatorit pritet një freskim gradual i temperaturave, duke sjellë më pranë vendit kushtet tipike të vjeshtës.

Published inNews Shqip