Vala intensive e të nxehtit që ka përfshirë Ballkanin Perëndimor pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve të para të javës, me temperatura shumë të larta që në disa zona mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve meteorologjike, të hënën temperaturat maksimale do të lëvizin nga 40 deri në 41°C, ndërsa të martën pritet të rriten në 41-42°C, me vlera lokale që mund të prekin edhe 43°C. Edhe dita e mërkurë do të mbetet nën ndikimin e vapës së fortë.
Një ndryshim i motit pritet të nisë nga e enjtja, 23 korrik, kur depërtimi i masave më të freskëta ajrore do të sjellë rënie graduale të temperaturave. Në disa zona të Ballkanit jugperëndimor parashikohen gjithashtu reshje shiu dhe stuhi të izoluara.
Kjo verë po konsiderohet ndër më të nxehtat e viteve të fundit në Evropë. Temperaturat rekord kanë prekur shumë vende të kontinentit, ndërsa valët ekstreme të të nxehtit kanë shkaktuar pasoja të rënda, me mijëra viktima të raportuara që nga muaji qershor.


Be First to Comment