Skip to content

Kurti jep njoftimin e fundit, zbardh zhvillimet për zgjedhjen e Presidentit

Kurti paralajmëron bisedimet me opozitën për zgjedhjen e Presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të nisin komunikimet me drejtuesit e partive opozitare, me synimin për të gjetur një dakordësi rreth zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Kurti deklaroi se kontaktet me opozitën do të zhvillohen menjëherë pas takimit të planifikuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Deklaratën e bëri për KosovaPress pas homazheve në nderim të ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ejup Statovci.

Sipas Kurtit, bisedimet me krerët opozitarë do të synojnë që procesi i zgjedhjes së presidentit të përfundojë brenda afatit kushtetues. Ai tha se synimi është që deri më 6 tetor të zgjidhet presidenti ose presidentja e re, duke shmangur një situatë ku Kuvendi mbetet pa një zgjidhje institucionale më 7 tetor.

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor. Nëse procesi dështon dhe kreu i shtetit nuk zgjidhet brenda këtij afati, sipas rregullave kushtetuese vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja.

Published inNews Shqip