Skip to content

World News

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor me 84 vota pro, preken rregullat për patentat

Posted on June 19, 2026 By admin No Comments on Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor me 84 vota pro, preken rregullat për patentat

Në seancën e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë janë miratuar ndryshimet në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, të cilat parashikojnë masa më të ashpra ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Kuvendi i votoi këto ndryshime me 84 vota pro, ndërsa në votim ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas ndryshimeve të reja, drejtuesit e mjeteve që kapen duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi nuk do të kenë të drejtë të pajisen me patentë për një periudhë prej një viti. Ndërkohë, për të miturit, afati për marrjen e patentës shtyhet me dy vite nga momenti kur lind e drejta ligjore për përfitimin e saj.

Gjithashtu, shoferëve që kapen përsëritës duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, me nivel alkooli mbi 0.5 g/l në gjak, do t’u hiqet patenta përgjithmonë.

Post Views: 20
News Shqip

Post navigation

Previous Post: E pret shalqinin dhe vëren çarje brenda? Ja çfarë mund të tregojë kjo
Next Post: Lezhë në zi, zbulohen emrat e dy vajzave të mitura që u mbytën në det

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Pesë kërkesat e protestuesve bëhen publike
  • Mjeku zbulon arsyet: Pse duhet shmangur puthja e të vdekurit
  • Zbulim i ri që po habit mjekët: sa orë gjumë u duhen të moshuarve për të jetuar më gjatë dhe më shëndetshëm
  • Ja cilat janë 4 pajisjet që nuk duhet t’i lidhni kurrë me një prizë zgjatuese
  • Pas tre vajzave, Shpresa bëhet nënë e një djali: Zbulon pse bashkëshorti nuk i shkoi në maternitet

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

Copyright © 2026 World News.

Powered by PressBook WordPress theme