Skip to content

Lezhë në zi, zbulohen emrat e dy vajzave të mitura që u mbytën në det

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura nga Fushë-Kruja humbën jetën pasi u mbytën në det.

 

Viktimat janë Jonida Dajlani, 9 vjeçe, dhe Adelajda Misha, 11 vjeçe. Sipas informacioneve paraprake, ato kishin hyrë në det për t’u larë, por nuk kanë mundur të dalin më në breg, duke u rrëmbyer nga dallgët.

 

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Kufitare dhe efektivët e Policisë së Lezhës, ndërsa në operacionin e kërkimit janë angazhuar edhe pushues të pranishëm në zonë.

 

Pas kërkimeve, trupat e pajetë të dy vajzave janë gjetur disa metra larg bregut dhe janë nxjerrë nga uji me ndihmën e policisë dhe qytetarëve.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50 në plazhin e Tales. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.

Published inNews Shqip