Aksident fatal në Gjermani – humb jetën mërgimtari nga Gjakova
Një aksident tragjik në Nürnberg të Gjermanisë i ka marrë jetën një 51-vjeçari me origjinë nga Gjakova.
Sipas njoftimeve të familjarëve në rrjetet sociale, i ndjeri Franc Ndue ka ndërruar jetë dje si pasojë e një aksidenti me motor.
Familjarët dhe miqtë e kanë kujtuar të ndjerin me dhimbje, duke vlerësuar karakterin dhe kontributin e tij gjatë jetës.
“Me largimin e tij kemi humbur një mik të çmuar dhe një shqiptar të vërtetë, i cili do të mbetet gjithmonë në kujtimet dhe zemrat tona”, thuhet në njoftimin mortor.
Ngushëllime familjes dhe të afërmve për këtë humbje të rëndë.

Be First to Comment