Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë trondit këtë zonë në Shqipëri

Aksident tragjik në Shkodër, humb jetën 17-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e së martës në Shkodër, duke shkaktuar vdekjen e një 17-vjeçari dhe plagosjen e një personi tjetër.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:20 në fshatin Golem, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi A. M., 50 vjeç, dyshohet se u përplas me një motomjet me dy persona në bord.

Si pasojë e përplasjes, 17-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkohë, personi tjetër që udhëtonte në motor, E. N., 28 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr trajtimin mjekësor.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Published inNews Shqip