Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Riformatimi i qeverisë, mësohen emrat e ministrave që largohen dhe të rinjve që hyjnë

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa ndryshime në strukturën drejtuese të institucioneve shtetërore.

Oltjon Muzaka është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Me vendim të Këshillit të Ministrave, ai është emëruar në postin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme.

Ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve. Emiliano Gjika është liruar nga detyra e kryetarit të kësaj agjencie, ndërsa në vend të tij është emëruar Ina Zeqaj.

Published inNews Shqip