Qeveria Rama ka vendosur këtë të mërkurë të riaktivizojë Bordin e Transparencës për çmimet e karburanteve. Vendimi vjen në një kohë kur çmimi i karburanteve në treg ka qëndruar për më shumë se dy javë në nivele të larta.
Ministrja Delina Ibrahimaj deklaroi se riaktivizimi i këtij mekanizmi synon të mundësojë reduktimin e akcizës dhe, për pasojë, uljen e çmimit të karburanteve për konsumatorët.
“Morëm një vendim për riaktivizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve. Duke qenë se prej më shumë se dy javësh çmimi qëndron në nivelin 222 lekë për litër, kemi vendosur që sa herë që çmimi kalon 220 lekë, të aktivizohet një mekanizëm për reduktimin e akcizës”, u shpreh Ibrahimaj.
Sipas saj, riaktivizimi i Bordit të Transparencës është mekanizmi i parashikuar për të mundësuar reduktimin e akcizës dhe për të ndikuar në uljen e çmimit të karburanteve në treg.
