Komuna e Gjilanit ka marrë vendim që të ndajë nga 100 euro për çdo nënë lehonë për fëmijët e lindur gjatë vitit 2026. Njoftimi është bërë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, me vendim të kryetarit Alban Hyseni.
Të gjitha nënat që plotësojnë kushtet mund të aplikojnë duke dorëzuar dokumentet në Qendrën për Shërbim me Qytetarë.
Sipas komunës, kjo mbështetje financiare vlen për të gjithë fëmijët e lindur nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2026, ndërsa nuk përfshihen lindjet jashtë Kosovës.
Qëllimi i kësaj skeme është të ndihmojë nënat e reja me një mbështetje financiare prej 100 euro për çdo lindje.