Skip to content

Mungoi në seancë, zbulohet arsyeja e vërtetë: Veliaj iu nënshtrua operacionit urgjent!

Avokati Plarent Ndreca ka reaguar ndaj vendimit të Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për Erion Veliaj, duke sqaruar edhe arsyen e mungesës së tij në seancë.

Në një intervistë për News24, Ndreca theksoi se Veliaj nuk ishte i pranishëm jo për shkak të ndërhyrjes mjekësore, por sepse nuk i lejohet të qëndrojë pranë avokatit të tij gjatë seancës.

Sipas tij, kjo pengon një mbrojtje efektive, siç parashikohet nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ai shtoi se përdorimi i kafazit prej xhami nuk është rregull, por përjashtim dhe në shumë raste përdoret në mënyrë diskriminuese.

I pyetur për operacionin, Ndreca sqaroi se bëhet fjalë për një ndërhyrje të thjeshtë dermatologjike, që lidhet me lëkurën dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin e Veliajt.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *