Skip to content

Lajm i mirë për pensionistët! Nis shpërndarja e bonusit të verës, paralajmërohet edhe një pagesë tjetër

Qeveria ka nisur zyrtarisht shpërndarjen e bonusit veror për pensionistët, i cili prej datës 1 korrik po u kalon përfituesve në vlerën 5 mijë lekë të reja. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Olta Manjani, bëri të ditur se kjo mbështetje financiare është bërë e mundur falë ecurisë pozitive të ekonomisë shqiptare dhe theksoi se një bonus tjetër do të shpërndahet edhe në muajin dhjetor, në prag të festave të fundvitit.

Sipas saj, bonusi i verës është pjesë e politikave sociale të nisura vitin e kaluar, me synimin që qytetarët të përfitojnë drejtpërdrejt nga rezultatet e mira ekonomike të vendit.

“Shpërndarja ka nisur më 1 korrik dhe do të vijojë derisa të gjithë pensionistët të kenë mundësi ta përfitojnë bonusin prej 5 mijë lekësh. Edhe këtë vit, në muajin dhjetor, do të jepet bonusi tradicional i fundvitit, ashtu siç ka ndodhur çdo vit”, deklaroi Manjani.

Paralelisht me bonusin, pensionistët do të përfitojnë edhe indeksimin vjetor të pensioneve me 2.7%. Ky indeksim është llogaritur mbi bazën e ndryshimit të çmimeve gjatë 12 muajve të fundit dhe synon të kompensojë humbjen e fuqisë blerëse si pasojë e inflacionit.

Manjani sqaroi se fondet për bonuset dhe indeksimin janë të parashikuara në buxhet dhe se këto masa janë pjesë e paketës së mbështetjes sociale që qeveria ka zbatuar vitet e fundit për pensionistët dhe kategoritë përfituese.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *