Skip to content

LAJM I MIRË për pensionistët! Qeveria Rama paralajmëron ndryshime, ja çfarë pritet të përfitojnë

Pensionistët marrin bonus të dyfishuar nga 1 janari 2027, vijon edhe indeksimi

Nga 1 janari 2027, pensionistët pritet të përfitojnë një bonus mujor të dyfishuar, ndërsa paralelisht do të vijojë edhe indeksimi i pensioneve.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, e cila deklaroi se rritja e të ardhurave të pensionistëve mbetet një nga prioritetet e politikave sociale të qeverisë.

Sipas saj, bonusi mujor i nisur gjatë vitit 2026 do të dyfishohet nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe do të aplikohet për të gjitha kategoritë e pensionistëve.

Për këtë mbështetje, në buxhetin e vitit 2027 janë parashikuar 22.4 miliardë lekë shtesë. Ndërkohë, objektivi i qeverisë është që deri në vitin 2030 pensioni i plotë të arrijë të paktën 40 mijë lekë, ndërsa pensioni i pjesshëm të jetë jo më pak se 22 mijë lekë.

“Pensionistët janë në qendër të politikave tona sociale dhe rritja e të ardhurave të tyre mbetet një nga prioritetet tona. Në vitin 2026 nisëm bonusin mujor, ndërsa nga 1 janari 2027 ai do të dyfishohet për të gjitha kategoritë e pensionistëve, krahas vijimit të indeksimit të pensioneve”, deklaroi Ibrahimaj.

Sipas ministres, masat synojnë një rritje graduale të të ardhurave mujore të pensionistëve, përmes kombinimit të bonusit dhe indeksimit të pensioneve.

Published inNews Shqip