FUND I NJË EPOKE/ LIONEL MESSI I JEP FUND RRUGËTIMIT ME ARGJENTINËN PAS 207 NDESHJEVE
Lionel Messi ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me kombëtaren e Argjentinës, duke mbyllur një nga kapitujt më të rëndësishëm në historinë e futbollit ndërkombëtar.
Ylli argjentinas, i cili debutoi me përfaqësuesen në vitin 2005, ka zhvilluar plot 207 ndeshje me fanellën e Argjentinës, duke u kthyer në një prej figurave më të mëdha të historisë së kombëtares.
Momenti kulmor i karrierës së tij me Argjentinën erdhi në vitin 2022, kur Messi udhëhoqi skuadrën drejt triumfit në Kupën e Botës, trofe që kishte munguar prej dekadash.
Përveç titullit botëror, Messi ka fituar edhe dy Kupa të Amerikës me Argjentinën. Ai gjithashtu e ka udhëhequr ekipin drejt finales së Botërorit 2014, ndërsa ka qenë protagonist edhe në turnetë e tjerë madhorë.
Pas më shumë se dy dekadash me kombëtaren, largimi i Messit shënon fundin e një epoke të jashtëzakonshme.
Një kapitull mbyllet për një futbollist që me Argjentinën përjetoi gjithçka: zhgënjime, humbje, kritika, por në fund edhe trofeun më të madh të mundshëm – Kupën e Botës.
