Skip to content

Mateo Borri dhe Brikena Selmani shfaqen bashkë në pushime, shtojnë dyshimet për romancën

Mateo Borri dhe Brikena Selmani duket se po vazhdojnë lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të aventurës në Big Brother VIP Albania 5, duke u shfaqur së bashku gjatë pushimeve verore në jug të Shqipërisë.

Dyshja kanë ndarë me ndjekësit momente nga pushimet, ku shihen duke kaluar kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Publikimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët e kanë interpretuar si një konfirmim se marrëdhënia e tyre po vazhdon edhe jashtë kamerave.

Në një prej postimeve, Mateo e ka shoqëruar fotografinë me mbishkrimin e shkurtër “Jetë”, duke nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale.

Mateo dhe Brikena krijuan afrimitet gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ku raporti i tyre u kthye në një nga historitë më tëkomentuara të edicionit.Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë të gjatë për statusin e marrëdhënies, paraqitjet e përbashkëta dhe publikimet e fundit kanë shtuar bindjen e ndjekësve se romanca e tyre po vazhdon edhe pas përfundimit të spektaklit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *