Real Madridi ka arritur marrëveshje me RB Leipzig për transferimin e talentit nga Bregu i Fildishtë, Yan Diomande, në një operacion që raportohet të ketë vlerën e 100 milionë eurove.
Sipas raportimeve të fundit, 19-vjeçari ka dhënë pëlqimin për t’iu bashkuar klubit madrilen, ndërsa marrëveshja mes dy klubeve është finalizuar dhe zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka raportuar se të gjitha palët kanë arritur dakordim për transferimin e sulmuesit anësor.
Interesim për Diomanden kishte shfaqur edhe Paris Saint-Germain, por klubi francez thuhet se është tërhequr nga negociatat, duke i hapur rrugë Real Madridit për të përfunduar marrëveshjen.Me këtë transferim, Diomande pritet të bëhet një nga afrimet më të rëndësishme të verës për Real Madridin, ndërsa klubi synon të forcojë repartin ofensiv me një nga talentet më premtues të futbollit evropian.Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet pas përfundimit të procedurave administrative dhe testeve mjekësore.


Be First to Comment