Skip to content

Mbretëria e Bashkuar reagon pas dënimit të ish-liderëve të UÇK-së në Hagë

Mbretëria e Bashkuar ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke bërë thirrje për qetësi dhe që çdo reagim ndaj aktgjykimit të jetë paqësor.

 

Ministri britanik për Evropën, Lord Wood of Anfield, deklaroi se Britania e Madhe respekton pavarësinë e Gjykatës Speciale dhe procesin e saj gjyqësor. Ai theksoi gjithashtu angazhimin e Londrës për drejtësinë, llogaridhënien dhe pajtimin në rajon.

 

Sipas tij, vendimi i Gjykatës lidhet me përgjegjësinë individuale të personave të gjykuar dhe nuk duhet të interpretohet si një vlerësim mbi shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të vendosur për të ardhmen e saj.

 

Lord Wood theksoi se përfundimet e Gjykatës nuk duhet të shfrytëzohen për të rritur tensionet ndërmjet komuniteteve apo për të nxitur përplasje në rajon.

 

“Udhëheqësit politikë dhe figurat publike kanë përgjegjësi të promovojnë qetësinë dhe të sigurojnë që çdo reagim të jetë paqësor, duke vendosur sigurinë e njerëzve mbi gjithçka tjetër”, u shpreh ai.

 

Ambasada Britanike në Prishtinë bëri të ditur se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët në rajon, me synim mbështetjen e paqes, drejtësisë dhe një të ardhmeje të sigurt e të qëndrueshme për të gjitha komunitetet.

Published inNews Shqip