Arben Visoqi njofton se është përjashtuar nga Policia e Kosovës pas 26 vitesh shërbim
Arben Visoqi, epror i lartë në Policinë e Kosovës dhe dhëndër i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka njoftuar se është përjashtuar nga detyra pas 26 vitesh shërbim në institucion.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Visoqi ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas një procesi disa muajsh, gjatë të cilit ndaj tij ishte zhvilluar procedurë disiplinore për disa postime të publikuara në profilin e tij privat në Facebook.
Sipas Visqoqit, procedura ndaj tij ishte iniciuar pas një ankese anonime.
Ai ka ngritur akuza për hakmarrje nga zyrtarë të Policisë së Kosovës, duke pretenduar se masa ndaj tij lidhet edhe me raportime që, sipas tij, i kishte bërë më herët.
Visoqi ka paralajmëruar se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore dhe do të kërkojë të drejtën e tij përmes institucioneve përkatëse.
“ Tani më mbetet ta mbroj të drejtën time në Gjykatë dhe në instanca tjera, i bindur në të drejtën time ligjore, por… edhe morale”, ka shkruar Visoqi.
