Skip to content

Ministri Demo me lajmin e mirë për policët: Rriten pagat për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit

Demo jep lajmin e mirë për policët: Premtohet rritje e konsiderueshme e pagave

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e pritjes së studentëve të rinj në Akademinë e Sigurisë, ku ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit.

 

Gjatë fjalës së tij, Demo bëri të ditur se qeveria është në rrugën e rritjes së pagave për të gjithë personelin e Policisë së Shtetit, duke theksuar se bëhet fjalë për një rritje të konsiderueshme.

 

“Ne jemi në rrugë të mbarë për sa i përket rritjes së pagave për të gjithë personelin e Policisë së Shtetit. Do të jetë një rritje e konsiderueshme. Prandaj, ditën që ju do të dilni në detyrë, do të jeni trajtuar më mirë se paraardhësit tuaj”, u shpreh ministri Demo.

 

Sipas tij, përmirësimi i pagave është pjesë e një qasjeje të re për forcimin dhe mbështetjen e trupës së Policisë së Shtetit, duke synuar që përgjegjësia dhe angazhimi i punonjësve të shoqërohen edhe me vlerësimin e duhur.

 

Demo iu drejtua gjithashtu studentëve të rinj, duke i cilësuar ata si pjesë të një brezi që pritet të sjellë një standard të ri në Policinë e Shtetit.

 

“Një standard i ri, unë besoj që fillon nga brezi i ri. Jam i bindur që ju do të jeni shembulli më i mirë i asaj çfarë ne duam të projektojmë për të ardhmen”, deklaroi ai.

 

Ministri theksoi se brezi i ri duhet të ndërtojë të ardhmen duke u mbështetur te eksperienca e krijuar ndër vite në Policinë e Shtetit, te praktikat më të mira dhe te puna e bërë nga brezat e mëparshëm në periudha të vështira.

Published inNews Shqip