Skip to content

Ministri jep paralajmërimin: Pronarët e makinave me xhama të zinj duhet të veprojnë urgjentisht

Ministri Lamallari paralajmëron masa për automjetet me xhama të errësuar pa leje

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar pas aksionit të fundit të Policisë Rrugore për kontrollin e automjeteve me xhama të errësuar në kundërshtim me ligjin.

Përmes pamjeve nga operacioni policor, Lamallari ka bërë të ditur se automjetet që kanë xhama të errësuar pa autorizim nuk do të tolerohen dhe do të përballen me masat e parashikuara ligjërisht.

“Xhamat e errësuar në automjet nuk ju bëjnë të padukshëm. Nëse janë vendosur pa leje, do të hiqen nga Policia e Shtetit”, deklaroi ministri.

Sipas tij, rrugët janë hapësira publike ku siguria dhe respektimi i rregullave duhet të jenë të njëjta për të gjithë qytetarët, pa përjashtime apo privilegje.

Policia Rrugore vijon kontrollet në të gjithë vendin me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi. Gjatë dy javëve të fundit, mbi 500 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për përdorimin e xhamave të errësuar pa leje.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *