Skip to content

Moti ben kthesë të papritur/ Stuhia e shiut “pushton” qytetin

Stuhia befason Elbasanin, reshje të forta dhe erëra të fuqishme përfshijnë qytetin

 

Një përkeqësim i menjëhershëm i motit ka prekur pasditen e sotme qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, ku një stuhi e shkurtër ka sjellë ndryshime të forta atmosferike.

 

Erërat e forta, shiu intensiv dhe breshëri kanë zgjatur për disa minuta, duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullim dhe duke surprizuar banorët me ndryshimin e papritur të kushteve të motit.

 

Deri në këto momente nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar nga kjo stuhi.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *