Moti do të pësojë një ndryshim të ndjeshëm gjatë ditëve në vijim. Sipas parashikimeve të Administratës për Punë Hidrometeorologjike, nga e marta e deri në fundjavë pritet mot i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe reshje të herëpashershme shiu.
Të martën priten vetëm reshje të izoluara, ndërsa të mërkurën moti përkeqësohet ndjeshëm, me reshje më intensive të shoqëruara me bubullima në shumë zona.
Nga e enjtja pritet një kthesë tjetër: erë veriore mesatare deri e fortë do të përfshijë vendin, duke sjellë edhe ulje të ndjeshme të temperaturave.
Kulmi i të ftohtit pritet të vijë të premten dhe gjatë fundjavës, kur në disa zona temperaturat e mëngjesit mund të zbresin nën zero gradë, duke rritur rrezikun për ngrica.