Gjatë ditës së sotme, Shqipëria do të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira të shpeshta dhe intervale të herëpashershme me diell.
Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet e shiut do të jenë të pranishme që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit, kryesisht me intensitet të ulët.
Gjatë ditës, moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm. Në zonat qendrore dhe jugore priten herë pas here shtrëngata afatshkurtra, ndërsa pas mesditës reshjet do të përqendrohen kryesisht në zonat malore të juglindjes dhe lokalisht në veri të vendit.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi juglindje-jugperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Në vijën bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 15 m/s.
Në përgjithësi, dita pritet të karakterizohet nga vranësira, reshje të herëpashershme dhe episode të shkurtra shtrëngatash, veçanërisht në qendër dhe në jug të8 vendit.
