Skip to content

Moti surprizon pas valës së të nxehtit, priten stuhi të forta dhe rënie temperaturash

Pas një fundjave me mot të kthjellët dhe temperatura përvëluese që do të arrijnë deri në 41°C, nga mesi i javës vendi pritet të përballet me një ndryshim të ndjeshëm të kushteve atmosferike.

Sipas sinoptikanëve, fundjava dhe ditët e para të javës do të dominohen nga mot i qëndrueshëm, me diell në të gjithë territorin dhe vetëm vranësira të pakta në zonat malore. Temperaturat do të luhaten nga 22 deri në 41°C, ndërsa era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi deri në 7 metra në sekondë.

Ndryshimi pritet të nisë në mesjavë, kur vranësirat do të shtohen dhe do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në disa zona parashikohen edhe shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Gjithashtu, era do të forcohet, duke arritur shpejtësi deri në 18 metra në sekondë, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, me vlerat maksimale që pritet të zbresin në rreth 35–36°C.

Sinoptikania Elida Maloçali theksoi se ndryshimi vjen si pasojë e lëvizjes së masave ajrore dhe dobësimit të ndikimit të anticikloneve që kanë sjellë vapën ekstreme gjatë ditëve të fundit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *