Skip to content

U fejova vetëm 17 vjeçe, por veprimi i bashkëshortit më la pa fjalë

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës 50-vjeçare: U martova shumë e re, por bashkëshorti më la vetëm me fëmijën

Një grua 50-vjeçare ka ndarë historinë e saj të dhimbshme, duke zgjedhur të mos bëjë publik identitetin. Jeta e saj ka qenë e mbushur me vështirësi që nga fëmijëria, pasi humbi nënën në moshë të vogël dhe u rrit nën kujdesin e babait të saj.

Në moshën 17-vjeçare ajo u fejua me mblesëri, me një kusht të vetëm: bashkëshorti i ardhshëm duhej të jetonte në shtëpinë e saj, pasi ajo nuk mund ta linte të atin vetëm.

Edhe pse që në fillim kishte kuptuar se ai person nuk ishte i duhuri për të, ajo nuk pati guximin të kundërshtonte dhe vendosi të martohej.

“E kuptova që në fillim që nuk ishte i përshtatshëm për mua, por nuk kisha guximin t’i thoja babait tim se ky njeri nuk bënte për mua”, rrëfen ajo.

Pas martesës, brenda një viti erdhi në jetë djali i tyre. Por sipas rrëfimit të saj, bashkëshorti nuk mori përgjegjësinë që duhej dhe pas një periudhe u largua nga shtëpia, duke e lënë atë vetëm me fëmijën.

Ajo tregon se ai kishte hyrë në martesë me interesa të tjera dhe se nuk kishte kontribuar financiarisht në familje.

“Ai nuk solli asnjëherë para në shtëpi. Edhe pse lindi djali ynë, ai nuk u kujdes për të siç duhej”, shprehet ajo.

Sot, pas shumë vitesh, ajo rrëfen dhimbjen e një martese të nisur në moshë shumë të re dhe pasojat që la pas një vendim i marrë pa dëshirën e saj.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *