Skip to content

Ndahet nga jeta mjekja e njohur, humbja e saj trondit komunitetin

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Kosova, ku është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare doktoreshë Drita Berisha, një figurë e njohur në fushën e mjekësisë dhe e para në vend me gradën shkencore në gastroenterologji e hepatologji, si dhe subspecialistja e parë në këtë fushë në Kosovë.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e saj përmes një njoftimi publik, duke njoftuar se doktoreshës do t’i jepet sot lamtumira e fundit.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot, më 24 gusht 2026, ka ndërruar jetë më e dashura jonë, Dr. Sci. Drita Berisha”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ceremonia mortore do të zhvillohet më 24 gusht, në orën 16:30, në varrezat e Prishtinës, në Arbëri. Familjarët kanë bërë të ditur gjithashtu se do të presin vizita më 25 dhe 26 gusht, nga ora 09:00 deri në 17:00.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë të afërmve të doktoreshë Drita Berishës për këtë humbje të dhimbshme.

Published inNews Shqip