Skip to content

Tragjedi në Shqipëri: Djali vret nënën me sëpatë dhe plagos rëndë të atin

Tragjedi në Lushnjë: 45-vjeçari dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babain

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Zhymë të Lushnjës, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka vrarë nënën e tij dhe ka plagosur rëndë babain.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, në banesën e familjes. 45-vjeçari, për motive ende të paqarta, dyshohet se ka goditur me një mjet metalik prerës (sqepar) nënën e tij, 80-vjeçaren Fanije Dalladaku, e cila si pasojë e plagëve ka humbur jetën.

Gjatë ngjarjes është plagosur rëndë edhe babai i tij, 77-vjeçari Hasan Dalladaku, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga banesa. Policia bën me dije se ai dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

 

Published inNews Shqip