Skip to content

Nga sot: Lejohet drejtimi i motorëve 125cc me patentë “B” – ja kushtet

Nga sot, qytetarët që posedojnë leje drejtimi të kategorisë “B” për automjete kanë të drejtë të drejtojnë edhe motoçikleta me ndërrues automatik të kategorisë “A1”, me kapacitet deri në 125 cm³ dhe fuqi maksimale deri në 11 kW.

Ky ndryshim vjen pas hyrjes në fuqi të amendamenteve të reja në Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor.

Ndryshimet ligjore janë propozuar nga grupi parlamentar i Lëvizjes ZNAM, me mbështetjen e deputetëve të shumicës, dhe janë miratuar në Kuvend më 8 prill me shumicë votash. Pas përfundimit të procedurave administrative dhe publikimit në Gazetën Zyrtare, ato tashmë janë zyrtarisht në fuqi.

Sipas ligjit, shoferët me kategori “B” mund të drejtojnë motoçikleta “A1” me ndërrues automatik vetëm nëse plotësojnë disa kushte: të jenë të paktën 23 vjeç, të kenë të paktën 5 vite eksperiencë me patentë të vlefshme “B”, si dhe të kenë përfunduar një trajnim teorik prej 4 orësh.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *