Skip to content

NGJARJE E RËNDË/ Çfarë ka ndodhur me tre vëllezërit?

TRAGJEDI NË ITALI/ Tre vëllezër humbin jetën pas konfliktit brenda familjes

Një ngjarje tragjike ka tronditur provincën e Beneventos në Itali, ku një konflikt familjar ka përfunduar me vdekjen e tre vëllezërve.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, 1 shtator, në një restorant-hotel në zonën e Apices, pak para se biznesi të hapte dyert për klientët e drekës.

Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve, njëri prej vëllezërve dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy të tjerëve dhe më pas ka përdorur armën ndaj vetes.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë karabinierët dhe ekipet e emergjencës, por për tre vëllezërit nuk mund të bëhej më asgjë.

Restorant-hoteli ishte në pronësi dhe administrohej nga tre vëllezërit, ndërsa ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin lokal.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar se çfarë qëndron pas konfliktit familjar.

Deri tani, motivi dhe rrethanat e sakta që çuan në tragjedinë e rëndë mbeten ende të paqarta.

Published inNews Shqip