Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Ngjarje e rëndë në botën e artit, dalin detaje nga deklarata e të dyshuarit në polici

Posted on June 6, 2026 by admin

Trondit Hollywood-i, aktori i njohur gjendet i vdekur në banesë

Aktori amerikan James Handy, i njohur për rolet e tij në filma dhe seriale të suksesshme si “Top Gun: Maverick”, “Jumanji”, “Logan”, “Law & Order” dhe “Criminal Minds”, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Los Angeles.

Sipas mediave ndërkombëtare, 81-vjeçari u gjet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në zonën e Tarzanës, Kaliforni. Autoritetet njoftuan se ai kishte marrë plagë të shumta me thikë në kraharor.

Pas ngjarjes, policia arrestoi 44-vjeçarin Michael Gledhill, djalin e partneres së aktorit, i cili tashmë përballet me akuza për vrasje. Për të dyshuarin është caktuar një garanci prej 2 milionë dollarësh.

Sipas raportimeve, vetë i dyshuari ka telefonuar numrin e emergjencës 911, duke bërë deklarata që çuan në identifikimin dhe arrestimin e tij. Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, ai u tha se ishte personi që kërkonin.

Hetimet paraprake tregojnë se i dyshuari jetonte në të njëjtën banesë me nënën e tij, e cila kishte një marrëdhënie me aktorin.

James Handy lindi në Nju Jork dhe ndërtoi një karrierë të gjatë në industrinë e filmit dhe televizionit. Ai debutoi në ekran në vitin 1977 me serialin “Ryan’s Hope” dhe gjatë dekadave të mëvonshme u bë pjesë e shumë produksioneve të njohura amerikane.

Paraqitja e tij e fundit në kinematografi ishte në filmin e suksesshëm “Top Gun: Maverick”, i publikuar në vitin 2022.

Vdekja e aktorit ka tronditur fansat dhe industrinë e argëtimit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.

Post Views: 134

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • E rëndë! 15-vjeçari mbytet në pishinë, zbardhen detajet e para
  • Benzina dhe nafta me çmime të reja, vendimi i fundit i Bordit të Transparencës
  • Protesta e Zvërnecit merr tjetër drejtim, opozitarët e Berishës dalin me lëvizjen e fundit
  • Vendoseni në dorë dhe prisni vetëm 5 minuta: Trajtimi natyral që sjell rezultate të menjëhershme
  • Sekreti i një mjeku për uljen e shpejtë të tensionit, nuk kushton asgjë

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme