Një burrë është vrarë mbrëmjen e sotme në Ferizaj, pas një incidenti të dhunshëm ku është përdorur armë zjarri.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 në rrugën “Sejdi Sejdiu”, pas një përleshjeje mes disa personave.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë Njësinë e Reagimit të Shpejtë dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një person mashkull pa shenja jete, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i spitalit të Ferizajt, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar.

Be First to Comment