Skip to content

Ngjarje e rëndë në Pejë – zbardhen detajet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Pejë, ku një person është gjetur pa shenja jete në bodrumin e një banese në rrugën “UÇK”.

Sipas informacioneve paraprake, Policia e Kosovës u njoftua për praninë e një personi të shtrirë në bodrumin e një shtëpie. Menjëherë në vendngjarje mbërritën patrullat policore dhe ekipi i emergjencës.

Viktima u transportua drejt Spitalit Rajonal të Pejës, ku mjekët konstatuan se kishte ndërruar jetë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës bëri të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar dërgimin e trupit në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa rasti është regjistruar si “Hetim i vdekjes”.

Identiteti i viktimës dhe shkaku i vdekjes nuk janë bërë ende publikë. Më shumë detaje pritet të dalin pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore dhe veprimeve hetimore.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *