Skip to content

Ngjarje e rëndë në Shëngjin, 18-vjeçari nga Kosova gjendet pa jetë në Kune-Vain

Ngjarje e rëndë në Shëngjin, 18-vjeçari nga Kosova gjendet pa jetë në Kune-Vain

 

Një ngjarje tragjike është shënuar ditën e sotme në zonën e Kune-Vainit në Shëngjin, ku një 18-vjeçar me origjinë nga Kosova është gjetur pa shenja jete.

 

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Nga të dhënat paraprake dyshohet se i riu mund të jetë mbytur, ndërsa një tjetër pistë është ajo e një arresti kardiak.

 

Trupi i 18-vjeçarit është transportuar në Spitalin e Lezhës, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore. Këto procedura pritet të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të vdekjes.

 

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të tragjedisë.

 

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e raportuar gjatë ditës së sotme në plazhet e Shqipërisë. Më herët, një grua e moshuar u gjet pa shenja jete në Durrës, ndërsa edhe në atë rast rrethanat e vdekjes mbeten për t’u zbardhur.

 

Detaje të tjera pritet të dalin në vijim, pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

Published inNews Shqip