Skip to content

Vera zgjatet në Shqipëri, meteorologia jep paralajmërimin: Ja çfarë pritet të ndodhë pas 20 shtatorit

Vera vazhdon në shtator

 

Vjeshta duket se do të vonojë të marrë karakteristikat e saj në Shqipëri, pasi temperaturat e larta do të vijojnë edhe gjatë javëve të para të shtatorit.

 

Meteorologia Tanja Porja ka bërë parashikimin për ditët në vijim, duke theksuar se vendi do të përfshihet nga një mot tipik veror edhe pse kalendari shënon afrimin e vjeshtës.

 

Sipas saj, deri në fund të gushtit temperaturat mund të arrijnë deri në 36°C, ndërsa gjatë javës së parë të shtatorit priten vlera rreth 34–35°C.

 

“Bëhet fjalë për temperatura rreth 5–6 gradë më të larta se normalja për këtë periudhë”, është shprehur Porja.

 

Meteorologia thekson se 15 ditët e para të shtatorit do të ngjajnë më shumë me verën sesa me vjeshtën, duke krijuar ende kushte të përshtatshme për plazh.

 

Një ndryshim i lehtë i temperaturave pritet të ndihet pas datës 20 shtator, kur moti parashikohet të nisë të freskohet gradualisht.

Published inNews Shqip