Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mesditën e kësaj të marte zonën e Koxhasit, në Fushë të Shijakut.
Sipas të dhënave paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e erës së fortë dhe temperaturave të larta. Një re e dendur tymi ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të zonës, duke u bërë e dukshme edhe mbi autostradën Durrës–Tiranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Shijakut, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë informacion në vijim.

Be First to Comment