Skip to content

Për një pite me spinaq, profesori rrah gruan dhe e dërgon në spital

Një rast i dyshuar i dhunës në familje është raportuar se ka ndodhur më 13 qershor, ku një grua me inicialet H.V. pretendon se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, Sh.V., profesor në një kolegj privat.

Sipas raportimit, incidenti dyshohet të ketë ndodhur në prani të fëmijëve të çiftit.

Në deklarimin e saj para autoriteteve, viktima ka thënë se konflikti nisi pasi bashkëshorti i kërkoi t’i përgatiste pite me spinaq. Ajo pretendon se refuzoi, duke u arsyetuar se ishte e lodhur, çka, sipas saj, çoi në ushtrimin e dhunës fizike ndaj saj.

Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria e Prishtinës, e cila bëri të ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Më pas, Gjykata ka vendosur ndaj tij masën e arrestit shtëpiak.

 

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *