Skip to content

Një tjetër emër i PS-së përfundon në dyert e SPAK!

Deputeti socialist dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

 

Ai është parë teksa hynte në godinën e institucionit, i shoqëruar nga punonjësit e sigurisë, ndërsa gazetarët tentuan të mësonin arsyen e paraqitjes së tij. Në një moment, Peçi ka bërë edhe një koment të shkurtër me tone humori lidhur me hyrjen në institucion.

 

Burime zyrtare nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivin e thirrjes së deputetit socialist në SPAK. Megjithatë, emri i tij është përmendur së fundmi në debatet politike dhe akuzat e opozitës për çështje që lidhen me ushtrimin e detyrës gjatë kohës kur drejtonte Bashkinë e Tepelenës.

 

Kjo është një nga paraqitjet e radhës së Peçit në SPAK, ndërsa pritet të mësohet në vijim nëse bëhet fjalë për një procedurë verifikimi apo hetim konkret.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *