Aksident me pasojë vdekjen, automjeti përplas këmbësoren në rrugë!

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në aksin nacional Librazhd–Prrenjas, pranë zonës së njohur si “Ura e Spatharit”.

 

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një automjet tip “Toyota”, me targa AA 209 JX, i drejtuar nga shtetasi Xheladin Omeri, ka përplasur këmbësoren Heidije Bajrami, rreth 65 vjeçe. Si pasojë e përplasjes së fortë, e moshuara ka marrë dëmtime të rënda.

 

65-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Librazhdit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit po merret në pyetje nga grupi hetimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *