Skip to content

Njoftimi i fundit për këtë kategori: Ja çfarë përfitojnë deri më 25 shtator

70 kredi me 0% interes për mjekë dhe infermierë, ja kriteret dhe afati i aplikimit

Ministria e Shëndetësisë ka hapur thirrjen për 70 kredi të lehtësuara me 0% interes, të dedikuara për mjekë dhe infermierë që duan të blejnë banesën e tyre.

Aplikimet do të hapen më 27 gusht 2026 dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 25 shtator 2026. Procesi do të zhvillohet online përmes platformës e-Albania.

Për të përfituar nga programi, aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere:

  • Të jenë të punësuar në administratën publike, sipas përcaktimeve të ligjit “Për strehimin social”.
  • Të mos kenë banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të kenë një banesë që nuk plotëson normat e strehimit.
  • Të mos zotërojnë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme me vlerë mbi 50% të vlerës së banesës që synojnë të blejnë përmes kredisë së lehtësuar.
  • Të mos jenë përfitues të programeve të tjera të strehimit social.

Programi synon t’u ofrojë mbështetje konkrete profesionistëve të shëndetësisë, duke lehtësuar mundësinë për të siguruar një banesë përmes kredisë me interes 0%.

Afati i aplikimit është nga 27 gushti deri më 25 shtator 2026.

Published inNews Shqip