Publikohen pamjet nga kamerat e sigurisë të aksidentit tragjik në Komoran, ku humbi jetën 24-vjeçarja Rea Raka.
Aksidenti i rëndë ndodhi të martën, rreth orës 05:30, në rrugën magjistrale Pejë–Prishtinë, pranë fshatit Komoran.
Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, automjeti me të cilin udhëtonte 24-vjeçarja përfundon duke u përplasur me murin mbrojtës të një nënkalimi. Edhe pse momenti i saktë i aksidentit nuk shihet qartë, regjistrimet tregojnë lëvizjen e veturës deri në çastin e përplasjes.
Si pasojë e aksidentit, Rea Raka humbi jetën, ndërsa tre personat e tjerë që ndodheshin në automjet pësuan lëndime trupore. Ata u transportuan për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rrethanat e plota të aksidentit mbeten objekt i hetimeve nga autoritetet përkatëse.


Be First to Comment